Shala i Nismës dje publikoi foto me Ganimete Musliun, e quajti 'deputetja më e guximshme' - NACIONALE

Shala i Nismës dje publikoi foto me Ganimete Musliun, e quajti 'deputetja më e guximshme'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala të shtunën ka publikuar një fotografi me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, duke e quajtur “një ndër zërat e paktë në institucione që mbron vlerat e UÇK-së”.

Shala, i cili mban pozitën si sekretar për marrëdhënie me publikun në Nismën Socialdemokrate, në postimin e tij në Facebook, ka thënë se Musliu është deputetja më e guxishme që përfaqësimin e besimit të popullit e ka të shenjtë.

“Me deputeten ma të guximshme që përfaqësimin e besimit të popullit e ka të shënjtë! Ganimete Musliu vazhdon të jetë një nga zërat e pakët në institucionet e vendit që me krenari mbronë vlerat e UÇK-së”, ka shkruar ai.

Me deputeten ma të guximshme që përfaqësimin e besimit të popullit e ka të shënjtë! Ganimete Musliu vazhdon të jetë një nga zërat e pakët në institucionet e vendit që me krenari mbronë vlerat e UÇK-së !

Posted by Endrit Shala on Saturday, September 24, 2022

Musliu ndërkaq, pasditen e së shtunës zgjodhi rrjetet sociale për të adresuar pakënaqësinë e saj me partinë të cilës i takon, më konkretisht me konventën “50/50” për drejtimin e partisë.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se nuk ishte pjesëmarrëse në këtë konventë.

“Sot, pamë një konventë që favorizoi persona që as nuk e kanë të qartë se kush është PDK-ja përderisa aktivistet e vërteta u thirrën për t´ua bërë publikun për fotot e tyre të Fcb-ukut”, tha ajo.

Lajme të ngjashme