Shala: Demaçi ka dashur ta vë në lëvizje Rugovën, s’ka pasur ambicie ta zhvendosë - NACIONALE

Shala: Demaçi ka dashur ta vë në lëvizje Rugovën, s’ka pasur ambicie ta zhvendosë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-i burgosuri politik, Behxhet Shala, ka folur për raportet mes Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës.

Në një intervistë për T7, Shala ka thënë se Demaçi nuk ka dashur ta zhvendosë Rugovën e ta zë vendin e tij, mirëpo, siç thotë ai “ka dashur ta vë Rugovën në lëvizje”.

Sipas Shalës, raportet mes Rugovës e Demaçit asnjëherë nuk ka qenë të acaruara.

“Kur ka shku baca në vitin 1990, me Ibrahim Rugovën e Veton Surroin, janë takuar në sekretarin e Shtetit në Beograd, Baker. Baker ka thënë se të drejtat si shqiptarë dhe kosovë mund t’i kërkoni në kuadër të një autonomie brenda këtu. As Rugova as Surroi nuk e kanë çelë gojën, baca u ka thënë ‘jo’, por as aty nuk i kanë acaru raportet”, ka thënë Shala.

Ai ka folur edhe për kohën kur Demaçi ka qenë afër të bëhet president i Kosovës.

“Ska qenë afër, ato janë përralla që ka qenë afër. Nuk ka pasur disponim as vendor as ndërkombëtar që baca Adem të bëhej president, madje edhe nëse baca Adem do të kishte fituar numër të votave, nuk do të bëhej president”, deklaroi Shala.

Por befasi për Shalën ka qenë një veprim i Vetëvendosjes.

“Për mu ka qenë befasi që Vetëvendosja u dasht ta votojë bacën pa asnjë kusht, sepse edhe nëse do ta votonte bacën, nuk do të kalonte. Vetëvendosje ka mujtë ta votojë bacën, por i ka qitë do kushte, ka qenë kërkesë që duhet të largohet Thaçi, sepse Thaçin e kanë marrë si person kryesor për disa procese për të cilat kanë mendu që janë negative”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme