Serwer: ShBA e BE nuk e kanë fshehur neverinë ndaj autoriteteve aktuale në Kosovë - NACIONALE

Serwer: ShBA e BE nuk e kanë fshehur neverinë ndaj autoriteteve aktuale në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Daniel Serwer, profesor në Johns Hopkins University, ka dhënë një intervistë në Tëvë 1, ku ka folur reth dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Serëerit, BE-ja e ShBA-ja kanë neveri ndaj autoriteteve aktuale në Kosovë.

“As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk e kanë fshehur neverinë tyre për autoritetet aktuale në Kosovë. Është e pashpjegueshme se si mund të shqetësoheni më shumë se nga cilat ndërtesa punojnë kryetarët e komunave sesa për sulmet ndaj policisë së KFOR-it dhe paqeruajtësve të NATO-s.” – deklaroi z. Serwer.

Tutje, profesori veteran amerikan, që ësht njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, theksoi se dialogu nuk ka qenë i ekuilibruar gjatë vitit të fundit.

“Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët amerikanë dhe evropianë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje. Po ndodh një marrëzi duke i bërë presion Prishtinës ndërsa në anën tjetër janë duke u toleruar veprimet e Beogradit, ku pati sulme ndaj policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të KFOR-it, si dhe u bojkotuan e zgjedhjet në veri. Mos te harrojmë dhe faktin që Serbia i mobilizoi në nivelin më të lartë forcat ushtarake” - thotë Serwer, për Tëvë1.

Lajme të ngjashme