Serwer me kërkesë ndaj BE-së: Braktiseni politikën e dështuar të kënaqjes së Serbisë
Daniel Serwer, profesor amerikan dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar nisjen e detyrës së Kaja Kallas, shefen e re të diplomacisë së BE-së, e cila e zëvendësoi në këtë funksion spanjollin Joseph Borrell.
Profesori amerikan ka shkruar që BE-ja do t’i bënte mirë që të braktiste politikën e saj të dështuar për të kënaqur Serbinë.
“BE-ja do të mund t'i bënte shumë mirë vetes përmes braktisjes së politikës së dështuar për ta kënaqur Beogradin dhe, në vend të kësaj, ta ripërtërijë zotimin e saj për të drejta njerëzore individuale si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor” – ka shkruar ai.
The EU could do itself a lot of good by abandoning the failed policy of appeasing Belgrade and instead renewing its commitment to individual human rights as well as the sovereignty and territorial integrity of all the Western Balkan states. https://t.co/HEfY9kqS6O
— peacefare.net (@DanielSerwer) August 27, 2024