Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë, sot dy centë më shumë - NACIONALE

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë, sot dy centë më shumë

6 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.66 euro për litër, që paraqet një rritje prej dy centësh krahasuar me një ditë më parë.

Në anën tjetër, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.47 euro për litër, një cent më shumë se çmimi i ditës së kaluar.

Lajme të ngjashme