Sërish Rashford, Man United leksion Arsenalit
Manchester United ka shënuar edhe golin e tretë kundër Arsenalit, sërish përmes sulmuesit Marcus Rashford.
"Djajtë e Kuq" zhvilluan një tjetër aksion të bukur për të realizuar golin e qetësisë.
Christian Eriksen pranoi një top të shkëlqyeshëm, me danezin që në fund asistoi për anglezin, i cili e kishte të lehtë të realizonte nga afërsia (75').