Sërish aksident në Veternik, përfshihet edhe një kamion
Një aksident tjetër ka ndodhur pasditen e së shtunës në Veternik të Prishtinës, ku raportohet të jetë përfshirë një kamion dhe së paku një veturë.
“Klan Kosova” ka publikuar pamjet, ku raporton se nuk dihet nëse ka të lënduar.

Vlen të theksohet se të premten ka ndodhur një aksident tjetër pikërisht në Vetërnik, ku u përfshi një kamion dhe 11 vetura.
Disa të lënduar nga ky aksident janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa shoferi i kamionit u arrestua.