Sërish aksident në Besi, qytetarët të rrezikuar nga kyçja që ngjan me “ruletin rus” – shteti nuk ndërhyn për ta rregulluar
Një aksident ka ndodhur në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë–Podujevë, ku janë përplasur dy vetura.
Në këtë pjesë të rrugës ndodhin shpesh aksidente, pasi banorët e fshatrave Besi dhe Rimanishtë vazhdojnë të përballen me rrezik nga kyçja “ilegale”, për shkak të mungesës së një rrethrrotullimi dhe sinjalistikës së duhur.
Banorët e këtyre fshatrave kanë protestuar disa herë, duke kërkuar ndërtimin e një rrethrrotullimi në këtë zonë, por ende nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndonëse çdo ditë u rrezikohet jeta nga kjo kyçje.

Siç mund të shihet edhe në foton më poshtë, kyçja e banorëve nga fshatrat Besi dhe Rimanishtë është tejet e rrezikshme dhe ngjan me një “rulet rus”.

Duhet theksuar se Gazeta Nacionale ka pyetur Policinë nëse ka të lënduar, por ende nuk ka marrë përgjigje.