Sergei Shoigu flet me Lloyd Austin për herë të dytë në tre ditë - NACIONALE

Sergei Shoigu flet me Lloyd Austin për herë të dytë në tre ditë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministria e Mbrojtjes ruse ka bërë të ditur se ministri rus Sergei Shoigu, të dielën ka folur sërish me me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin – biseda e dytë e tyre në tre ditë.

Dyshja realizoi një telefonatë edhe ditën e premte, për herë të parë që nga muaji maj ku u bë e ditur se është diskutuar edhe lufta në Ukrainë, ndërsa në deklaratën e lëshuar sot nuk janë dhënë detaje në lidhje me temën e diskutimit apo rezultatin e telefonatës mes dy zyrtarëve.

Gjatë ditës u bë e ditur se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka pasur telefonata edhe me ministrat e Mbrojtjes britanike, franceze dhe turke.

Lajme të ngjashme