Sergei Lavrov kërkon mbështetjen e botës arabe për Rusinë
Në mes të një zemërimi ndërkombëtar ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do t'i kërkojë Ligës Arabe mbështetje për Moskën.
Lavrov jatë një vizite në Egjipt ka zhvilluar bisedime me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry, duke kërkuar mbështetje për Moskën.
Egjipti ka lidhje të rëndësishme me Rusinë, e cila e furnizon me grurë, armë dhe - deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës edhe me një numër të madh turistësh.
Në një artikull të botuar nga gazetat lokale ruse, Lavrov është shprehur se vendi i tij gjithmonë "ka mbështetur afrikanët në luftën e tyre për liri nga zgjedha koloniale".
Ndërkohë që ka vlerësuar "pozitën e ekuilibruar" të afrikanëve për çështjen e Ukrainës.
Megjithëse, shumë vende afrikane janë prekur keq nga mungesa e grurit të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, Lavrov ka hedhur poshtë akuzat se Rusia është duke “eksportuar zi buke”, dhe ka fajësuar propagandën perëndimore.
Më tej, Lavrov ka thënë se në fakt sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë janë ato që kanë përkeqësuar "tendencat negative" në tregun ndërkombëtar të ushqimit.