"Serbia nuk arreston, ajo kidnapon dhe persekuton": Haxholli reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së nga shteti serb - NACIONALE

"Serbia nuk arreston, ajo kidnapon dhe persekuton": Haxholli reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së nga shteti serb

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për arrestimit të një ish-ushtari të UÇK-së nga shteti serb teksa po kalonte kufirinit, ka reaguar edhe Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, i cili shkroi se “Serbia nuk arreston” por “Serbia kidnapon...dhe persekuton”.

Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë”, shkroi ai.

Duke qenë kështu, në mungesë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ka për obligim ndërkombëtarë, që për çfardo pretendimi për periudhën e okupimit klasik të Kosovës, qytetarët e ndaluar, lexo: të kidnapuar, në territorin e saj, duhet t’i shoqëroj dhe t’i kthejë në pikat kufitare me Kosovë. E kundërta po ndodh, dhe kjo është abuzim me të drejtën ndërkombëtare”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme