Serbia ndalon edhe një politikan serb në kufi me Kosovën - NACIONALE

Serbia ndalon edhe një politikan serb në kufi me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia ndalon edhe një politikan serb në kufi me Kosovën

Shteti serb ka vazhduar me maltretimin e politikanëve serbe të Kosovës, të cilët janë pozicionuar kundër presidentit Aleksader Vuçiq.
Sot, në orët e pasdites në Merdare është ndaluar edhe kryetari i Lëvizjes “Odgovor”, Boban Bogdanoviq.

Ky i fundit, ka deklaruar për televizionin “N1” se policia serbe nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbi nga territori i Kosovës.

Ai ka treguar se është ndalur derisa udhëtonte ne autobusi në linjën Graçanicë-Beograd.

Mu afruan pjesëtarë të policisë, ishin shumë profesionistë, më thanë që duhej të dilja nga autobusi dhe të nxirrja edhe gjërat e mia. Me mua udhëtonte edhe Marija Iliq, drejtoresha politike e ‘Odgovor’, e cila u solidarizua me mua dhe doli nga autobusi. Në ambientet e policisë më kontrolluan sendet e mia, pa presion. Më thanë se kishte një urdhër që të isha këtu, pa shpjeguar pse. Kjo është e njëjta mënyrë si është arrestuar edhe Rada Trajkoviq”, ka thënë Bogdanoviq.

Me tej, ai ka treguar arsyen e ndaljes se policisë.

Arsyeja e ndalimit tim në vendkalim është konferenca për media që u mbajt në Kosovë së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shumë konstruktiv. Kurti tregoi respekt për organizatën politike që unë drejtoj dhe regjistrimi i ‘Odgovor’ në Kosovë është duke u bërë”, është shprehur Bogdanoviq.

Në të njëjtën mënyrë, policia e Serbisë ka vepruar edhe ndaj politikanes Rada Trajkoqi, e cila është këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Lëvizja Odgovor(Përgjigjja), më 14 dhjetor ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me partin e Nenad Rashiqit.

Lajme të ngjashme