Serbët në veri të Kosovës solidarizohen me protestuesit serbë në Beograd
Një manifestim simbolik ka ndodhur në veri të Mitrovicës së Republikës së Kosovës.
Dhjetëra serbë kanë protestuar në heshtje.
Aryseja ishte një solidarizim me protestat e serbëve në Beograd, të cilët po protestojnë që një kohë kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit, presidenti i Serbisë.
“Ne u mblodhëm këtu për shkak të vdekjes së 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad, që çoi në protesta masive në të gjithë Serbinë. Ky është takimi i parë këtu (në Mitrovicën e Veriut). Të gjithë e dimë se në këto rrethana nuk është e lehtë të shprehësh mendimin, qëndrimin dhe solidaritetin, por pavarësisht kësaj sot jemi këtu”, tha organizatori i takimit Srgjan Gjorgjeviq.