Selmanaj reagon ndaj Qeverisë: Këta edhe ZOTIT ia vjedhin meritat
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rrathët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në një postin në “Facebook” ka thënë se qeveria po merr merita për rendimentin e lartë pa bërë asgjë.
Selmanaj thotë se rendimentet e larta “janë në dorë të Zotit”, dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë ato punë që janë në dorën e tyre.
“Në parim, qeveritë përgatisin strategji, ndërmarrin veprime dhe pastaj presin rezultate. Kjo qeveri tenton të përvetësojë edhe faktin që këtë vit toka e Kosovës ka dhënë rendimente të larta, por pa treguar se çfarë ka bërë ndryshe. Sepse nuk ka bërë ASGJË. Ajo që është në dorë të Zotit ka dhënë rezultate, por pse nuk po ka rezultate tek punët që janë në duart e tyre?”,shkruan Selmanaj.
Ndërsa ai i bënë pyetje qeverisë për arsyet e mosmbeshtetjes, ai edhe thotë se mosdijen ata mundohen ta mbulojnë me të mirat nga natyra.