Selmanaj i LDK-së: Dita e 50-të nën sanksionet e BE-së, Kosova nuk e meriton këtë ndëshkim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot është dita e 50 që Kosova është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.
Selmanaj tutje ka thënë se regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës.
Ai tutje ka deklaruar se Kosova nuk e meriton këtë qeveri, dhe se nuk e meriton këtë ndëshkim.
Postimi i plotë:
Sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e BE-së.
Nuk po flasim për Korenë e Veriut,Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën apo Kubën, fatkeqësisht po flasim për shtetin tonë, për Kosovën tonë, për projektin e mbështetur fuqishëm nga aleanca euro-atlantike.
Regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës.
Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje.
Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim.
