"Rezultat i kërcënimeve nga Serbia, taktika të Millosheviqit": Osmani reagon për dorëheqjen e tre policëve serbë
Në lidhje me dorëheqjen e tre policëve serbë të saporekrutuar në Policinë e Kosovës, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila arsyen e dorëheqjes së tyre e quajti “rezultat direkt të kërcënimeve dhe frikësimit që vjen nga Serbia”.
“Dorëheqja e oficerëve policorë nga komuniteti serb vjen si rezultat direkt të kërcënimeve dhe frikësimit që vjen nga Serbi – dëshmi kjo e politikave që pasqyojnë taktikat e (Sllobodan) Millosheviqit”, ka shkruar ajo në Twitter.
Osmani, pavarësisht kësaj, tha se Kosova do të vazhdojë “të sigurojë gjithëpërfshirjen” në mbarë institucionet e vendit.
The resignation of police officers of the Serb community is a direct result of ongoing threats and intimidation from Serbia –an evidence that its policies continue to mirror Milosevic tactics.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 17, 2023
We will continue to ensure inclusivity across all institutions and a safer 🇽🇰 for all.
Për dorëheqjen e tre policëve serbë në pjesën veriore të Kosovës, të cilën morrën detyrën vetëm kohëve të fundit, ka reaguar i shqetësuar edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili u shpreh përmes një cicërime në Twitter se të gjithë duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre “pa qenë të frikësuar”.
“Pajtohem plotësisht (me Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano): një vend multi-etnik duhet të ketë polici multi-etnike. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosvoës – pavarësisht se cilës përkatësi etnike i takojnë – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa u frikësuar”.
I fully agree: A multi-ethnic country requires a multi-ethnic police. All Kosovo Police members - no matter which ethnic group they belong to - need to be able to perform their duties free from intimidation. https://t.co/1r1YY6PVYk
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 17, 2023
Për këto dorëheqje të menjëjhershme, shefi i EULEX-it tha se janë duke i parë “me shqetësim” dhe se “përbërja policore në veri duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë”.
“Jemi duke i parë me shqetësim dorëheqjen e fundit të tre policëve të sapo-rekrutuar në komunitetin serb të Kosovës. EULEX-i po i ndjek me shqetësim këto zhvillime”, ka shkruar Barbano.