Selmanaj e quan Kurtin “kapës të gërditshëm të institucioneve” pas emërimit të ish-këshilltarit të tij si zv/guvernator të BQK-së - NACIONALE

Selmanaj e quan Kurtin “kapës të gërditshëm të institucioneve” pas emërimit të ish-këshilltarit të tij si zv/guvernator të BQK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas emërimit të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Milot Cakajn si zëvendës guvernator të Bankës Qendrore të Kosvës, kësisoji duke e kompletuar “kapjen” e këtij institucioni publik dhe të pavarur pas emërimeve të tjera partiake, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, duke shkruar se “nuk lanë institucion publik pa kapur e zhvatur”.

Selmanaj u shpreh tepër ashpër duke shkruar “turpi mos ju ndaftë kurrë” si dhe duke e quajtur pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje “supermashtrues, zhvatës dhe kapës të gërditshëm”.

Reagimi i Selmanaj:

Shiteshin si parimor dhe mbrojtës të së mirës publike.

Na flisnin kinse me përkushtim për ç’kapjen e institucioneve publike nga militantët politik dhe për integritet të këtyre institucioneve.

E sot?!

Nuk lanë institucion publik pa e kapur dhe pa e zhvatur.

Na dolën super mashtrues, zhvatës dhe kapës të gërditshëm!

Turpi mos ju ndaftë kurrë!

Lajme të ngjashme