Selimi: VV u gjobit për gjuhë nxitëse në fushatë, i ka ndarë votuesit në ‘të ndershëm’ dhe ‘mashtrues’
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi PZAP dënoi Lëvizjen Vetëvendosje rreth gjuhës së përdorur nëpër tubimet e fushatës.
Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka përmendur “nivelin e zemërimit” nga partia në pushtet.
Veç kësaj, ai ka theksuar se VV i ka ndarë votuesit në “të ndershëm” dhe “mashtrues”.
“Organet zgjedhore të Kosovës gjobiten fushatën e Kurtit për gjuhë nxitëse. Një gjë, ndoshta jo edhe aq tronditëse, ka qenë niveli i agresionit dhe zemërimit nga partia në pushtet, duke e quajtur opozitën "tradhtarë", "plehra" dhe duke i ndarë votuesit në "të ndershëm" dhe "mashtrues" – ka shkruar ai.
Kosovo electoral bodies issue a financial fine for Kurti’s campaign for incendiary language. One, maybe not so shocking thing, has been the level of aggression and anger from incumbent party, calling opposition “traitors”, “garbage” and dividing voters into “honest” and “crooks”. https://t.co/tGrsqw5pJS
— Petrit Selimi (@Petrit) January 16, 2025