Selimi publikon fotografinë: Duket se ky është dizjani i xhamisë qendrore në Podujevë
Petrit Selimi, analist, ka publikuar një fotografi të një xhamie në profilin e tij në “X”.
Selimi ka shkruar se dizajni i publikuar i xhamisë është ai i xhamisë qendore në Podujevë.
“Me sa duket ky është dizajni i xhamisë së re qendrore në Podujevë në Kosovën lindore” – ka shkruar Selimi, transmeton Nacionale.
Apparently this is the design of the new central mosque in Podujevë in eastern Kosovo. pic.twitter.com/2kh4zplH9b
— Petrit Selimi (@Petrit) September 6, 2024
Gazeta Nacionale ka kuptuar nga burimet e saj në Këshillin e BIK-ut në Podujevë se dizajni i prezantuar nga Selimi është i vërtetë.