Selimi: Në një takim informues konfidencial NATO tregoi për “rolin e padiskutueshlm” të Serbisë në Banjskë
NATO-ja në një takim informues konfidencial ka folur për “rolin e padiskutueshëm” të Serbisë në sulmin paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ka thënë ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në një cicërimë në “X”. Këto Selimi thotë t’i ketë kuptuar në konkluzionet e Këshillit të Ministratavre të shteteve të NATO-s.
“Ditëve në vijim beteja për narracione ballkanike shpaloset në Bruksel. Konkluzione tejet të rëndësishme për t’i “emëruar dhe turpëruar” autorët e sulmit terrorist në Banjskë. Në një takim informues konfidencial NATO tashmë veç ka treguar rolin e padiskutueshëm të Serbisë. Të shohin a do të gjejë konsensus Bashkimi Evropian”, ka shkruar Selimi në “X”.