Selimi: Mediat i kemi të lira, demokracinë e fortë, mund të ndryshojë nëse VV-ja shtyn Projektligjin për KPM-në - NACIONALE

Selimi: Mediat i kemi të lira, demokracinë e fortë, mund të ndryshojë nëse VV-ja shtyn Projektligjin për KPM-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se demokracia e fortë e vendit dhe mediat më të lira në rajon, mund të ndryshojnë nëse nxitet më tutje Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Ai ka shpërndarë një postim të juristes Flutura Kusari, ku ajo mes tjerash tregonte se Lëvizja Vetëvendosje ka injoruar 83 për qind të rekomandimeve në lidhje me këtë projektligj.

Selimi ka shkruar se ky ligj “mbyt” lirinë e fjalët dhe është përpjekje qesharake.

“Demokracia e Kosovës është e fortë. Kemi ndryshime të shpeshta qeverish. Skena mediatike është më e lirë se në rajon. Por e gjithë kjo mund të ndryshojë nëse partia në pushtet lejohet ta shtyjë një ligj për median që mbyt lirinë e fjalës. Është një përpjekje qesharake që nuk mund të kalojë kontrollet dhe ekuilibrat bazë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme