Selimi: Kosova duhet të jetë në gjendje të respektojë vendimet e veta kushtetuese
Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe udhëheqës i Fondacionit të Milleniumit në Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të respektohen vendimet kushtetuese dhe këshillat e aleatëve.
Selimi ka përmendur rastin e Maqedonisë Veriore e cila ka ndryshuar emrin dhe tani po e ndryshon sërish Kushtetutë për shkak të presioni të Bashkimit Evropian.
Kësisoj, Selimi thotë se Kosova duhet të respektojë vendimet e vetë kushtetuese duke u këshilluar me aleatët që ndihmuan shetin që bëhet i lirë dhe i pavarur.
“Maqedonia e Veriut duhej të ndryshonte emrin dhe po ndryshon sërish Kushtetutën, nën presionin e shteteve anëtare të BE-së. Kosova duhet të jetë në gjendje të respektojë vendimet e veta kushtetuese, nën këshillën e aleatëve më të afërt që e ndihmuan atë të bëhet e lirë dhe e pavarur.” – ka shkruar Selmi në Tëitter.
Reagimi i tij vjen pasi aleatët ndërkombëtarë po kërkojnë nga Kosova që të themelohet Asociacioni si një mundësi për të ecur para drejt marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënive me Serbinë.
Në nanë tjetër, kryeministri, Albin Kurti është shprehur kundër themelimit të Asociacionit.
North Macedonia had to change name and is changing Constitution yet again, under pressure from individual EU member states. Kosovo should be able to respect its own Constitutional decisions, under advice of closest allies that helped it become free and independent.
— Petrit Selimi (@Petrit) January 28, 2023
