Selimi e citon një ekspert të lartë: Serbia i ka shitur Ukrainës predha me vlerë 700 milionë euro
Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka shkruar një status goxha interesant.
Në shkrimin e tij, Selimi ka folur rreth luftës në Ukrainë. Duke e cituar një ekspert të lartë “të mirë informuar”, Serbia i ka shitur Ukrainës predha me vlerë mes 700 e 900 milionë eurove
“Një ekspert i lartë i mirinformuar për Ukrainën e NATO-n më tha se Serbia i ka shitur Ukrainës predha me vlerë mes 700 e 900 milionë euro, duke ofruar rreth 30 për qind të të gjitha predhave të artilerisë në luftën e saj për t’u mbrojtur nga Rusia. Nëse kjo qëndron, mund të thuhet se Vuçiqi me këtë e bleu kënaqësinë nga Perëndimi” – ka shkruar Selimi.
Well informed senior expert on Ukraine / NATO told me Serbia has sold between 700 & 900 million euros worth of shells to Ukraine, supplying 30% of all artillery shells in its war defending from Russia. If this stands, one can say in this Vucic bought indulgences from West.
— Petrit Selimi (@Petrit) June 21, 2024