Selimi: Dy “gazetarët” serbë të pretenduar nga prokuroria, mbrojtja e Thaçit i demaskoi si ish luftëtar e kriminel
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve është duke e thënë fjalën e saj hyrëse në seancën e sotme pranë Dhomave të Specializuara.
Në kuadër të mbrojtjes, avokati i Thaçit Misetic sipas Petrit Selimit e ka treguar sikletin e Prokurorisë, kur u shfaqen si ish luftëtarë e kriminelë, dy nga gazetarët e paraqitur nga Prokuroria, me pretendimet se ishin gazetarë e u rrahën nga z.Thaçi.
“Siklet i plotë i Prokurorisë Speciale. AvokatI mbrojtës, Misetic, me provat zyrtare të Tribunalit të Hagës tregon se "dy gazetarët" serbë të pretenduar nga prokuroria që janë rrahur nga Thaçi, kanë qenë ish-luftëtarë dhe kriminelë të dyshuar të luftës nga luftërat në Kroaci.”
Complete embarrassment of Special prosecution. Defense counsel @MiseticLaw shows with ICTY official evidence that Serbian "two journalists" claimed by the prosecution that were beaten by Thaçi, were actual former combatants and suspected war criminals from wars in Croatia.
— Petrit Selimi (@Petrit) April 4, 2023
Kujtojmë se Selimi tërë kohën po e përcjellë punën e Gjykatës Speciale, duke komentuar procesin.