Selimi: Barazimi i UÇK-në me ushtrinë e Millosheviqit, njëjtë si barazimi i forcave ukrainase me ato ruse - NACIONALE

Selimi: Barazimi i UÇK-në me ushtrinë e Millosheviqit, njëjtë si barazimi i forcave ukrainase me ato ruse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se përpjekja për të vendosur një barazi mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Millosheviqit, është ngjashëm më përpjekjen për t’i barazuar forcat ukrainase me pushtuesit rusë.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, pas një paraqitje për një medium të huaj.

“Ne ramë dakord me prezantuesin se përpjekja për të vendosur një shenjë barazie midis UÇK-së dhe ushtrisë së Millosheviqit gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 është i ngjashëm me përpjekjen sot për të barazuar forcat ukrainase të Zelenskyy me pushtuesit gjenocidal rusë.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, dje pas dy vite e gjysmë nisi zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në Hagë u mbajt seanca e parë hapëse ku Prokuroria pati 5 orë kohë për ta thënë fjalën e saj. Përderisa jashtë objektit mijëra protestues ishin mbledhur nga diaspora, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së.

Ndërkohë, seanca po vazhdon të mbahet edhe sot dhe të gjitha zhvillimet, mund t’i ndiqni në Nacionale duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme