Selimi: Adem Jashari ka folur mirë për secilin, ka pasur shokë edhe jashtë Drenicës
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka rrëfyer momente gjatë kohës së kaluar me ish-komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, gjatë një intervistenë “Debat Plus”. Duke reflektuar për njohjen e tyre, Selimi kujtoi demonstratat e tyre të armatosura së bashku, duke vënë në dukje natyrën e kujdesshme të Jasharit
Selimi tha se Ademin Jashari e kishte njohur gjatë demonstratave ndërsa tregoi se Jashari dhe grupi i tyre ishin me armë.
“Adem Jasharin e njihja si figurë, gjatë demonstratave jemi njoftë, në pjesën ku u mbajshin demonstratat shumica ishin edhe me armë, Ademi dhe grupi i tyre ishin me armë, kam qenë edhe me Saminë dhe Jakup Nurën e pastaj edhe me Fadilin e në përgjithësi me grupin tjetër”, tha Selimi.
Ai tregoi më tej se Jashari kishte shumë shokë edhe përtej Drenicës.
“Ademi ka pas shokë shumë jo vetëm në Drenicë, por edhe në pjesë tjera si të Llapit e Dukagjinit dhe njohja ime është më shumë me grupin e Drenicës me njerëz që ishim afër”, tha ai.
"Ademi ka folur mirë për secilin Ademi ka pasë edhe kontakte jashtë shtetit edhe me lëvizjen popullore”, tha ai më tej.