Sekuestrohen mbi 3 mijë euro të falsifikuara në Fushë Kosovë, arrestohet një person - NACIONALE

Sekuestrohen mbi 3 mijë euro të falsifikuara në Fushë Kosovë, arrestohet një person

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit i janë gjetur mbi 3 mijë euro të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se të dyshuarit i janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 31.05.2024 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme