Sekuestrohet malli mbi 500 mijë euro në periferi të Prishtinës, Dogana publikon pamjet - NACIONALE

Sekuestrohet malli mbi 500 mijë euro në periferi të Prishtinës, Dogana publikon pamjet

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë në periferi të Prishtinës.

Gjatë kontrollit në një depo, sipas Doganës, u pa se e njëjta nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion për prejardhjen e mallit.

“Depoja në fjalë nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka udhëzuar zyrtarët doganorë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Aktualisht, malli është duke u sekuestruar dhe inventarizuar. Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro” – thuhet në njoftimin e Doganës.

Lajme të ngjashme