Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Siguria e Ballkanit Perëndimor është kyçe
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se siguria e Ballkanit Perëndimor është kyçe.
Këto deklarata ai i ka bërë në një fjalim të tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
“Si deputetë besoj në mbështetjen tuaj dhe artikulimin e rëndësisë së investimeve në mbrojtje”, citohet se ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
“Të mos harrojmë se siguria e Ballkanit Perëndimor është kyçe dhe thelbësore për NATO-n. Siguria në këtë rajon është një përgjegjësi e përbashkët dhe unë do të mbështetem që Maqedonia e Veriut të udhëheqë me shembull”, tha Rutte.