Sekretari i NATO-s flet me Kurtin: Të gjitha palët ta ruajnë qetësinë - NACIONALE

Sekretari i NATO-s flet me Kurtin: Të gjitha palët ta ruajnë qetësinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet në veri.

Stoltenberg ka shkruar në rrjetin social Twitter, se ka bërë thirrje që të ruhet qetësia.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg.

Me Kurtin kanë biseduar edhe zyrtarët e BE-së dhe ata amerikanë, duke bërë thirrje për qetësi pas situatës së tensionuar në veriun e vendit.

Lajme të ngjashme