Sejdiu pretendon se "Kurti s'bën investime të mëdha se frikësohet se bjen në korrupsion" - NACIONALE

Sejdiu pretendon se "Kurti s'bën investime të mëdha se frikësohet se bjen në korrupsion"

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Dardan Sejdiu, opinionist në "Rubikon", duke ia dhënë skicën ideologjike Albin Kurtit – të cilin e quajti "centrist", tha se ai refuzon të jepet në investime të mëdha infrastrukturore duke u shqetësuar se mund të përkthehen në probleme korruptive.

"Zoti Kurti sot është centrist. I vetmi send që e dallon prej të tjerëve është shpejtësia me të cilën i harxhon ka 100 euro. Ky është dallim. Te pjesa e infrastrukturës ky nuk din, sepse ia ka ndërtu vetes kurthin e korrupsionit. Dhe, nuk hyn në investime të mëdha sepse e sheh që mundet me ra në problem korruptiv.

Jo ky, sepse ky nuk qeveris. Por, ky e ka delegu qeverisjen. Me bë me pyet këtë për një temë të ministrisë së financave, shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, ky idenë nuk e ka. As idenë nuk e ka çka bëjnë ata, sepse është i pa interesuar. Sepse ky është te përralla e madhe", tha Sejdiu.

Lajme të ngjashme