Sejdiu: Manipulimi i votave është i pamundur pa bashkëpjesëmarrje dhe është një ndërmarrje e organizuar - NACIONALE

Sejdiu: Manipulimi i votave është i pamundur pa bashkëpjesëmarrje dhe është një ndërmarrje e organizuar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Dardan Sejdiu ka folur për çështjen e manipulimit të votave, duke vlerësuar se një fenomen i tillë nuk mund të ndodhë pa bashkëpjesëmarrje dhe organizim të strukturuar.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu tha se bëhet fjalë për një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar vullnetin e qytetarëve.
“Është e pamundur të ndodhë pa bashkëpjesëmarrje, pra kjo është një ndërmarrje e organizuar e të gjithëve, për ta devijuar vullnetin e qytetarit”.

Ai theksoi se motivi kryesor, sipas tij, lidhet me ruajtjen e status quo-së politike.
“Mendoj që motivi është i thjeshtë, në sytë e mi, është mirëmbajtja e një elite politike, është njëfarë mekanizmi vetë-mirëmbajtjeje, i cili tashmë shumë kohë nuk jeton dhe nuk krijon hapësirën për këdo që dëshiron të bëjë një kapërcim në politikë”, u shpreh Sejdiu

Lajme të ngjashme