Sejdiu çuditet nga mungesa e reagimit publik për “gjuetinë e shtrigave” siç i ka quajtur operacionet e Gjykatës Speciale
Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se është për t’u çuditur se si opinion publik reagon kaq pak, në një ditë si kjo, kur patëm aksione të Gjykatës Speciale. Fakti se në Hagë janë katër nga themeluesit e UÇK-së e që Specialja është kthyer në “gjueti shtrigash”, sipas tij do të thotë se duhej të kishte reagim më të madh publik.
"Gjykata Speciale nuk është më. Tashmë jemi duke u marrë me një gjueti shtrigash. Për mua, problemi më i madh është sa pak jehonë kemi në opinionin publik rreth faktit që i kemi katër themelues të UÇK-së. Njerëz që kanë qenë në gjendje të japin gjithçka." "Sot, prej mëngjesit, janë duke e bastisur dikë i cili është edhe avokat i dikujt që po gjykohet. Domethënë, ka elemente dhe momente që si shoqëri nuk po reflektojmë fare se çfarë është duke ndodhur. Nuk besoj që kemi pasur ndonjë ngritje më të fuqishme se sa UÇK-ja. Përballë një fuqie si Serbia, me u organizu një popull është diçka që s’guxojmë ta lëmë të kalojë me mendësinë “hajt se jemi çliru, s’kemi ç’të bëjmë”." – ka thënë Sejdiu