Sejdiu: 3.8 miliardë dollarë të trustit janë jashtë ekonomisë tonë, është dashur që me këto para të mbështet një projekt në Kosovë - NACIONALE

Sejdiu: 3.8 miliardë dollarë të trustit janë jashtë ekonomisë tonë, është dashur që me këto para të mbështet një projekt në Kosovë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Dardan Sejdiu ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të mjeteve të trustit.

Ai ka bërë me dije se pjesa dërrmuese e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës janë jashtë ekonomisë.

Në emisionin Rubikon, ai ka vlerësuar se për këto 6 vite të qeverisjes së Kurtit është dashur të krijohet një instrument financiar që Trusti në kuadër të politikave të tij investive ta mbështeste.

“Fondi i Kursimeve Pensionale sot i menaxhon 4.2 miliardë euro, që janë kursimet tona pensionale. Prej këtyre 4.2 miliardë eurove, 3.8 miliardë janë jashtë kësaj ekonomie. Nuk po them që të gjitha këto para duhet të kthehen në ekonomi, por për gjashtë vjet një qeveri është dashur të krijojë së paku një instrument financiar që Trusti, në kuadër të politikave të tij investive, të shohë potencial për të investuar në ndonjë projekt zhvillimor në Kosovë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme