Sefaj: Qeverisë s'i bëhet vonë sepse asnjëri s'i ka fëmijët në shkolla publike - NACIONALE

Sefaj: Qeverisë s'i bëhet vonë sepse asnjëri s'i ka fëmijët në shkolla publike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Shoqatës sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është e interesuar të ndalet greva, pasi sipas tij, ministrja po “prezenton drafte të rrejshme për publikun duke tentuar ta manipuloj atë”, duke aluduar në publikimin e shkresave mes Nagavcit dhe Avokatiti të Popullit, të cilat Nagavci i postoi në profilin e saj në Facebook.

“Ne nuk i kemi nxjerrë as muhabetet me kryeministrin dhe as me avokatin e popullit, sepse kemi respektu mikëpritësin dhe kemi shpresu në marrëveshje. Sepse fëmijë pa të drejtë afektohen nga greva, sepse qeverisë si bejnë pershtypje humbjet”, shkruan Sefaj.

Sindikaliti tutje e quan “të pandjeshme” qeverinë Kurti.

“Pandjeshmeria e qeverisë ka bërë që femijët të mbesin qe tri javë pa mësim dhe po u pyeten ata (qeveria), greva vazhdon deri në pranverë’, thotë Sefaj, që sipas tij qeveristarëve nuk u bëhët vonë për femijët, pasi siç shkruan Sefaj, “asnjëri nuk i ka fëmijët në shkolla publike”.

“Qeverisë si bahet vonë për femijët sepse asnjeri si ka femijët në shkolla publike. Sikur në vitet e 90-ta prej SBASHK-ut dhe mësimdhënësve kërkohet sakrificë!”, mendon Sefaj.

Lajme të ngjashme