Sefaj kërkon shkarkimin e Arbërie Nagavcit dhe Dukagjin Pupovcit
Anëtari i këshillit grevist, Ali Sefaj, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësit të saj, Dukangjin Pupovci.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se reforma në arsim duhet të fillojë prej këtyre dy zyrtarëve.
“Reforma në arsim duhet të filloj me shkarkimin e Arbërie Nagavcit dhe Dukagjin Popovcit. Nuk kemi kohë me humbë si shtet as shoqëri. SBASHK duhet ta mbeshtes reformen që garanton rritje të cilesisë, depolitizim, ndërrim kurrikule, tekste bashkohore, hapsira dhe kabinete moderrne, trajnime për mësimdhënës, shpërblime dhe ndeshkime. Reformë të mirëfilltë, jo tendencë dhe hakmarrje!”, ka thënë Sefaj.