Seanca për Ilaz Kodrën: Konjufca e përshëndet Sami Lushtakun, Osmani e Kurti jo
Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje solemne për nder të rënies së ish-komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Ilaz Kodra.
Në këtë seancë, si mysafir ka qenë i pranishëm edhe ish-komandantit i UÇK-së, Sami Lushtaku.
Ky i fundit, është injoruar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Por, një gjë të tillë nuk e ka bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në fillin të adresimit të tij, Konjufca ka përmendur Lushtakun dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Kodra.
“E nderuar presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu; i nderuar kryeministër i Kosovës, z. Albin Kurti, e nderuara familje e heroit tonë Ilaz Kodra, të nderuar deputetë, zëvendëskryeministra e ministra të kabinetit qeveritar, të nderuar përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, i nderuar kryetar i Skënderajt, z. Fadil Nura, i nderuari komandant i Zonës Operative të Drenicës, gjeneral Lushtaku”, ka thënë Konjufca.
