Së paku tre të vrarë nga një sulm rus në Kramatorsk të Ukrainës - NACIONALE

Së paku tre të vrarë nga një sulm rus në Kramatorsk të Ukrainës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Predhat ruse lanë të vrarë të paktën tre civilë në qytetin ukrainas të vijës së frontit, Kramatorsk, ndërsa forcat ruse sulmuan zona edhe afër qytetit juglindor, Dnipro, me dronë e raketa, thanë të mërkurën zyrtarët.

Vadym Filashkin, guvernator i rajonit të Donetskut, tha në rrjetin “Telegram” se 11 persona u lënduan gjatë sulmit rus që u krye gjatë ditës ndaj ndërtesav të banimit në Kramatorsk, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Guvernatori i rajonit juglindor të Dnipropetrovskit, Oleksandr Hanzha, tha se kanë ndodhur tri sulme ruse afër qytetit më të madh të këtij rajoni, Dnipro, duke lënë të lënduar tetë njerëz e duke shkaktuar një zjarr të madh. Tre persona ishin në spital në gjendje serioze.

Presidenti Volodymyr Zelensky, duke folur në video-adresimin tradicional të mbrëmjes, tha se forcat ruse kishin goditur zona për mbajtjen e ushqimit dhe një depo postare, duke përdorur dronë e raketa.

Në qytetin jugor të Khersonit, një sulm me dron gjatë natës shkatërroi 36 banesa në një ndërtesë banimi.

Lajme të ngjashme