Së paku 37 të vdekur nga vërshimet në rajonin Safi të Marokut - NACIONALE

Së paku 37 të vdekur nga vërshimet në rajonin Safi të Marokut

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Të paktën 37 njerëz kanë vdekur nga vërshimet në rajonin bregdetar Safi të Marokut, sipas televizionit shtetëror.

Vetura e mbeturina u panë duke lëvizur me ujin e vërshimeve nëpër qytetin kryesor bregdetar të atij rajoni, Safi, pas reshjeve të dendura që ndodhën të dielën, raporton televizioni BBC.

Dhjetëra njerëz kanë pranuar trajtim në spital për lëndimet e pësuara, sipas autoriteteve lokale, ndërsa të paktën 70 shtëpi janë vërshuar në qendrën e vjetër të qytetit.

Në raportime të mediave lokale thuhet se qasja në qytet është e bllokuar në rrugë të caktuara për shkak të dëmeve dhe mbetjeve.

Të dielën banorët e përshkruan si ditë të zezë. Njëri prej tyre i tha agjencisë së lajmeve AFP: “I kam humbur të gjitha rrobat. Vetëm fqinji im m’i dha disa për ta mbuluar veten. Nuk më ka mbetur asgjë. Kam humbur gjithçka.”

Autoritetet marokene thonë se misionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar akoma.

Lajme të ngjashme