Së paku 20 të vdekur e 100 të zhdukur nga vërshimet në Afganistan - NACIONALE

Së paku 20 të vdekur e 100 të zhdukur nga vërshimet në Afganistan

10 orë më parë

nga NACIONALE

Të paktën 20 njerëz e humbën jetën nga vërshimet në pjesën verilindore të Afganistanit të hënën, tha qeveria e udhëhequr nga talibanët.

Numri i viktimave pritet të rritet. 100 njerëz ende ishin të zhdukur të hënën në mbrëmje, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shumica e dëmeve u raportuan nga Paruni, kryeqytet i Nuristanit, tha në një deklaratë Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave. Sipas këtij institucioni, të paktën 80 njerëz janë lënduar.

Zyrtarët talibanë thanë të hënën në mbrëmje se kishin nisur një operacion kërkim-shpëtimi në provincën e skajshme, në kufirin me Pakistanin. Autoriteti tha se punëtorët e shpëtimin kanë frikë se do të ketë “humbje të mëdha njerëzore dhe financiare”.

Afganistani është në mesin e vendeve më të rrezikuara nga ndikimi i ndryshimit të klimës, që i ka bërë disa pjesë të vendit më të shpërfaqura ndaj thatësisë e disa të tjera ndaj të reshurave.

Shpyllëzimi në Nuristan dhe në provinca të tjera i ka përkeqësuar edhe më tej vërshimet në dekadat e fundit, sepse e ka ngadalësuar thithjen e ujit të shiut nga dheu.

Lajme të ngjashme