Së paku 12 të vdekur nga përmbytja e një barke me emigrantë afër Tunizisë - NACIONALE

Së paku 12 të vdekur nga përmbytja e një barke me emigrantë afër Tunizisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Së paku 12 njerëz vdiqën, përfshirë tri foshnja, ndërsa dhjetë të tjerë janë zhdukur, pasi barka me të cilën po lundronin u përmbyt të hënën afër bregdetit të Tunizisë, përderisa po synonin që ta kalonin Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

Roja bregdetare shpëtoi 29 njerëz që gjithashtu kishin qenë në barkën e ngarkuar, tha një zyrtar, raporton agjencia “Reuters”.

Observatori i të Drejtave të Njeriut, grup lokal, tha se shumica e emigrantëve në barkë ishin tunizianë, me përjashtim të dy marokenëve.

Tunizia është duke u ballafaquar me krizë të pashembullt me emigrant dhe ia ka zënë vendin Libisë si pikë kryesore e nisjes edhe për tunizianë, edhe për njerëz nga pjesë të tjera të Afrikës që synojnë jetë më të mirë në Evropë.

Lajme të ngjashme