se Ishulli i Gjarprit dhe Odesa janë goditur nga raketat ruse
Ishulli i Gjarprit, zonë me rëndësi strategjike dhe simbolike në Ukrainë, raportohet se është goditur nga dy raketa herët në mëngjes.
Zëdhënësi i administratës ushtarake në Odesa, Serhiy Bratchuk, tha se dy raketa dëmtuan në masë të konsiderueshme një zonë ankorimi në ishull.
Zyrtari ukrainas gjithashtu tha se edhe Odesa është sulmuar në periudhën e agimit. “Dy kombajna bujqësore u goditën, 35 tonë drithëra u shkatërruan”, shkroi ai në “Telegram”.