SDA kërkon reagimin e EUFOR-it dhe NATO-s për të parandaluar aktivitetet e Serbisë në Bosnje - NACIONALE

SDA kërkon reagimin e EUFOR-it dhe NATO-s për të parandaluar aktivitetet e Serbisë në Bosnje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktiviteti i një trupe me kadetë të ushtrisë serbe në qytetin Prijedor të Bsonjës dhe Hercegovinës, ka trazuar ujërat edhe njëherë në këtë shtet.

Deri më tash nuk është e qartë nëse kjo “paradë” u bë me ftesën e dikujt në Bonje apo ata hynë ilegalisht aty.

Klubi i SDA në Dhomën e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës (PD PSBiH) pas kësaj ngjarje ftoi Presidencën e Bosnje-Hercegovinës të mbajë një seancë urgjente në të cilën Ministri i Mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës dhe Ministri i Punëve të Jashtme do të jenë të pranishëm, në të cilin do të përcaktojnë masat e nevojshme për mbrojtjen e integritetit territorial të BeH dhe do të kërkojnë reagimin e OHR, EUFOR dhe NATO-s për të parandaluar aktivitetet e Republikës së Serbisë që shkelin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. raporton fena.ba

Lajme të ngjashme