Scholz në Serbi, Hoxhaj: Fazë e re e ndërlikimit të marrëdhënies së Kosovës me partnerët evropianë
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka komentuar vizitën e Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë, në Serbi, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike rreth litiumit.
Në analizën e tij, Hoxhaj ka vlerësuar se kjo vizitë është një fazë e re e ndërlikimit të marrëdhënieve të Kosovës me partnerët evropianë.
“Në garë për prodhimin e baterive, Gjermania është në mesin e fuqive në tregun botëror, prandaj, vizita e sotme e Kancelarit Olaf Scholz tregon që Serbia është bërë interes strategjik i vendit të tij dhe BE-së! Askush nuk e di përmbajtjen e një deklarate përkatëse rreth qëllimeve të bashkëpunimit që sot do të nënshkruhet, por një gjë dihet, që kjo është fazë e re e ndërlikimit të marrëdhënies së Kosovës me partnerët evropianët” – ka shkruar Hoxhaj.