SBAShK-u: Greva vazhdon, shkresa e avokatit të popullit nuk solli gjë të re - NACIONALE

SBAShK-u: Greva vazhdon, shkresa e avokatit të popullit nuk solli gjë të re

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve vlerësojnë se shkresa e Avokatit të popullit nuk prodhoj asnjë rezultat.

Në njoftimin e për media, SBASHK-u thotë se Qeveria nuk do që greva të përfundojë, pasi sipas tyre nuk është duke bërë asnjë angazhim serioz për realizimin e kërkesave të grevistëve.

SBASHK-u thotë se takimi me avokatin e popullir nuk solli asgjë të re dhe për këtë arsye greva do të vazhdojë.

“Kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve janë informuar nga anëtarë të Këshillit Grevist të BSPK-së për dy takimet me avokatin e popullit, që janë mbajtur me iniciativën e tij dhe më pas kanë analizuar në detaje shkresën e arritur nga avokati i popullit. Vlerësimi i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim konludoi në atë se kjo shkresë nuk solli asgjë të re dhe prandaj greva vazhdon. SBASHK nesër do të përgatisë një shkresë duke i dhënë përgjigje shkresës dhe të njëjtën do ta adresojë te avokati i popullit”, thuhet në deklaratën e SBAShK-ut.

SBASHK-u vazhdon takimet e rregullta konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve për ta analizuar situatën aktuale dhe për t’u konsultuar se si do të veprohet më tutje, bazuar në zërin sindikal të grevistëve.

“Ata, pasi kanë bërë një analizë të situatës aktuale, edhe njëherë kanë kritikuar qëndrimin e gabuar të qeverisë karshi kërkesave të tyre dhe vlerësojnë se qeveria sikur nuk do që greva të përfundojë, ngase nuk ka bërë e nuk po bën asnjë angazhim serioz për realizimin e kërkesave të grevistëve, respektivisht negocimin e tyre. Përveç kësaj, qeveria vazhdon me deklarime e angazhime për presion të vazhdueshëm ndaj grevistëve”, thuhet tutje.

Pjesëmarrësit e këtij takimi janë informuar se drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës i ka dërguar shkresë kryeministrit Kurti për një takim dhe është në pritje të konfirmimit, me qëllim që të udhëtojë në Kosovë, pasi ka ndërprerë të gjitha vizitat dhe angazhimet e tjera, me qëllim që të japë kontribut me vlerë në takim me kryeministrin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje, që do t’i realizonte kërkesat legjitime të grevistëve në sektorin e arsimit dhe në atë të shërbyesve civilë.

Lajme të ngjashme