Saranda Bogujevci do të kryesojë Grupin Punues për projektin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci do ta kryesojë Grupin Punues për jetësimin për projektin Memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998 – 1999 në Kosovë.
“Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta kryesojë Grupin Punues që do të jetësojë projektin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se është detyrë e të gjithëve të kujtojmë sakrificën e popullit të Kosovës.
“Është detyrë e secilit prej nesh, për lirinë e paqen që e gëzojmë, që gjithmonë të kujtojmë sakrificën e popullit tonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë!”, ka shkruar kryeministri.
Saranda Bugujevci është e mbibijetuar e masakrës në familjen Bogujevci në Podujevë.
