Samiti i Tiranës, Haradinaj falënderon Ramën: Një sinjal i fuqishëm për të ardhmen evropiane të rajonit - NACIONALE

Samiti i Tiranës, Haradinaj falënderon Ramën: Një sinjal i fuqishëm për të ardhmen evropiane të rajonit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Ai ka vlerësuar se organizimin i këtij samiti në kryeqytetin shqiptar është një sinjal i fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj e ka falënderuar Ramën për këtë organizim, duke thënë se Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor.

“E mirëpres Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, një sinjal i fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë. Falënderim për Kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane. Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë. Populli ynë meriton njohje, dinjitet dhe një të ardhme të qartë brenda familjes evropiane”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme