Samiti i Tiranës, 27 liderë marrin pjesë por s'dihet a do shkojë Vuçiqi - NACIONALE

Samiti i Tiranës, 27 liderë marrin pjesë por s'dihet a do shkojë Vuçiqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër do të fillojë takimi i radhës mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Samiti i radhës do të mbahet në Tiranë.

Sipas raportimeve, 27 liderë nga e gjithë Evropa, përfshirë ata të Ballkanit Perëndimor pritet të zbarkojnë në Tiranë në takimin e madh BE-Ballkani Perëndimor.

Por, në mesin e tyre nuk dihet nëse do të jetë Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ndonëse Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë theksoi se ai s’ka zgjidhje tjetër pso se të zbarkojë në Tiranë.

Sidoqoftë, në Samit pritet të vijnë Emmanuel Macron, president i Francës, Olac Scholz, kancelar i Gjermanisë, Viktor Orban, kryeministër i Italisë, Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë dhe shumë të tjerë.

Ndërsa Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme