Samiti i BE-së në Tiranë, Rama: Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti francez dhe kancelari gjerman - NACIONALE

Samiti i BE-së në Tiranë, Rama: Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti francez dhe kancelari gjerman

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar për përgatitjet që po i bën Shqipëri për Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet me 16 tetor në Tiranë.

Ai ka bërë me dije se në këtë samit do ta marrin pjesë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Marcron dhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se në samit do të marrin pjesë edhe disa kryeministra të vendeve të BE-së.

Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme