Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që aty të diskutohet kandidatura për anëtarësim
Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të veprojnë “menjëherë” që në Samitin e ardhshëm të NATO-s që mbahet në Shqipëri të jetë pjesë e diskutimeve për anëtarësim.
Haradinaj tha se “me punë serioze” një gjë e tillë është e arritshme.
“Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban,” shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, e cila e shpëtoi popullin tonë nga gjenocidi, mbajti samitin e radhës në Turqi.
Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.
Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban.